Tre persona vdiqën në Serbi pas stuhisë së dytë në Ballkan

22 korrik 2023 | 17:34

Tre persona humbën jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse që përfshiu Ballkanin. Në qytetin verior serb të Novi-Sadit, një 12-vjeçar u gjet i vdekur në rrugë gjatë stuhisë.

Në Serbinë verilindore, një grua vdiq nga zjarri kur rrufeja goditi një pemë pranë shtëpisë së saj, e policia serbe ka njoftuar se një burrë vdiq në qytetin veriperëndimor të Baçka Palanka pasi u përpoq të hiqte kabllot e energjisë që ranë në portën e shtëpisë së tij.

Stuhia e së premtes fillimisht përfshiu Slloveninë, duke vazhduar në Kroaci dhe më pas në Serbi dhe Bosnjë, me erëra dhe shira të dendura.

Autoritetet raportuan probleme me shpërndarjen e energjisë dhe dëme të mëdha, përfshirë rrëzimin e pemëve që dëmtuan makina dhe çati.

Të mërkurën e kësaj jave, një tjetër stuhi ka lënë të vdekur gjashtë persona në rajon, katër në Kroaci, një në Slloveni dhe një tjetër në Bosnje.

Meteorologët bënë të ditur se stuhitë ishin të përmasave kaq të fuqishme, sepse pasuan një varg ditësh jashtëzakonisht të nxehta.

Ndërkaq ekspertët thonë se kushtet ekstreme të motit ka të ngjarë të nxiten nga ndryshimet klimatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat ukrainase kanë goditur një rezervuar nafte dhe një depo…