Sejdiu: Vendimi i GjND-së ishte përgjigje ndaj gjithë atyre lojërave dhe trysnive ndaj Kosovës

22 korrik 2023 | 21:25

Në 13-vjetorin e vendimit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ish presidenti, Fatmir Sejdiu, ka theksuar se ky vendim i mbështetur në argumente të fuqishme dhe të parrëzueshme konfirmon se shpallja e pavarësisë së Kosovës “nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare as të Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese” është akti historik më i rëndësishmi që e mbështet edhe juridikisht vendimin e përfaqësuesëve të popullit të marrë në ditën e 17 shkurtit 2008 për Pavarësinë e Kosovës.

“Ky vendim i GjND-së ishte përgjigje edhe ndaj gjithë atyre lojërave dhe trysnive ndaj Kosovës me të cilat dëshironin të shembnin vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur”, ka shkruar Sejdiu në “Facebook”.

Ai ka thënë se nuk ishte paradoks kur për vendimin e tillë votojnë edhe gjyqtarë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Kjo në fakt ishte mbështetje e argumenteve të parrëzueshme të cilat ishin baza themelore mbështetëse e veprimeve të saj në ditën e shenjtë të 17 Shkurtit 2008”, ka shkruar Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpërthimi nuk u dëgjua, e as tymi nuk iu pa.…