![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/jordan-henderson-liverpool-2021_1wafy3p9tg08h19f65kwbpzxbn-600x360-1.webp)
Hendersoni transferohet në Arabinë Saudite
23 korrik 2023
| 08:41
Jordan Henderson është futbollisti i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Mesfushori anglez e ka kompletuar pjesën e parë të testeve mjekësore si futbollist i ri i klubit Al Ettifaq të premten.
Pjesa tjetër e testeve mjekësore do të kryhet së shpejti.
Liverpooli do të përfitojë 12 milionë funta plus shtesat për këtë transferim.
Henderson do të nënshkruajë kontratë trivjeçare me klubin arab.