Rrogozhina voton përsëri, qytetarët zgjedhin sot kreun e ri të bashkisë

23 korrik 2023 | 09:12

Qytetarët e Rrogozhinës do t’u drejtohen këtë të diel kutive të votimit për ta zgjedhur kreun e Bashkisë.

Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme rezultatin e 14 majit për disa parregullsi, edhe pse fituesi kryesonte me një diferencë të ngushtë votash.

Në garë janë po të njëjtët kandidatë, përkatësisht Edison Memolla nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që mbështetet nga dyshja Meta – Berisha.

Por, ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk do të lejohen të votojnë për shkak se afatet kohore nuk e premtojnë një gjë të tillë.

Janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendvotimeve në…