Shteret Ibri, shkak punimet në Liqenin e Ujmanit
23 korrik 2023
| 17:46
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se sot është përballur me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Ibër.
Kjo gjë, sipas njoftimit ka shkaktuar edhe shterjen e lumit, e që po konsiderohet si alarmuese.
“Rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për Rajonin e Mitrovicës në këto temperatura të larta, rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese për ne si institucion i Komunës së Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Tutje, Komuna ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në Liqenin e Ujmanit.