Verstappeni nuk fal, ‘mbretëron’ në Hungari

23 korrik 2023 | 20:25

Max Verstappen nuk fal. Piloti i Red Bull ka marrë triumfin e radhës, këtë herë ka fituar Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1.

Verstappen ishte në një ditë të mirë, duke lënë mbrapa të gjithë rivalët. Vendi i dytë dhe i 3-të i takoi Norris dhe Perez, ndërsa toppesëshja përmbyllet nga Hamiltoni dhe Piastri. Vetëm pozicioni i shtatë për Leclerc. Rikthehemi edhe një herë te më i miri i momentit, Max Verstappen, i cili ia del për të shtatën herë radhazi. Gjithashtu, vlen të theksohet se kjo fitore ishte e 12-ta radhazi për ekipin e Red Bull.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në disa vende të Kosovës ka pasur të reshura. Diku…