Isa Mustafa: Qeveria Kurti mund të rrëzohet me strategji më të fortë opozitare

23 korrik 2023 | 20:28

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti mund të rrëzohet me një strategji të fortë opozitare.

“Qeveria mundet m’u rrëzu, me një koncentrim dhe me një strategji kështu më të fortë të opozitës, të shoqërisë civile, opinionit. Por, unë mendoj se kjo qeveri së pari e ka për obligim t’i kryej detyrat e veta, kjo qeveri e ka bërë një marrëveshje të Brukselit, e ka bërë një marrëveshje të Ohrit, edhe kjo qeveri tani duhet, e ka përgjegjësinë që atë marrëveshje të implementojë. A është marrëveshje e mirë apo s’është e mirë, është punë tjetër, mirëpo është një obligim shtetëror që e ka marrë Republika e Kosovës dhe do të ishte e padrejtë që kjo qeveri tani ose të rrëzojë veten ose të rrëzojë dikush tjetër. Ndërkaq, obligimet që kanë marrë ndërkombëtarët mbesin obligim të dikujt që vjen pas.”, thotë ai.

Mustafa shprehet se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe se kryeministri Kurti s’mund të krijojë incidente për t’i ikur obligimeve.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar do ta detyrojë Kurtin t’i implementojë obligimet.

“Unë mendoj që është në një moment tani kritik që ato marrëveshje duhet të përmbyllen, për arsye se vitin e ardhshëm fillojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillojnë zgjedhjet pastaj në institucionet e Bashkimit Evropian, s’merret kërkush me ne, s’di kush do të fitojë atje, qoftë në SHBA-të apo në Bashkimin Evropian. Këta kanë marrë përgjegjësi, sepse kërkush s’e ka lut Kurtin, eja bëhu kryeministër edhe konkurro për kryeministër, hyj në zgjedhje për kryeministër. Ai ka hy, edhe në moment që ka hy është dasht ta dijë se ka obligime ndërkombëtare, të cilat duhet t’i realizojë. I ka pëlqyer apo s’i ka pëlqy marrëveshja e 2013-ës është punë tjetër, e 2015-ës ose marrëveshje tjera, mirëpo ky është pajtuar në Ohër dhe në Bruksel se do ta bëjë implementimin e gjitha atyre marrëveshjeve dhe tani s’mund të krijojë incidente në teren, në veri apo në vende tjera për t’i ikur implementimit, sepse në komunitetin ndërkombëtar nuk lejon dhunë. Por, shoh që tani ngadalë-ngadalë po futen hallkë dhe do të detyrojnë që ky t’i implementojë këto obligime.”, thotë ai për Kosovapress.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen nuk fal. Piloti i Red Bull ka marrë…