Mbyllet numërimi në Rrogozhinë, fiton Edison Memolla i PS-së

24 korrik 2023 | 10:46

Edison Memolla konfirmohet në krye të bashkisë së Rrogozhinës. Përsëritja e procesit zgjedhor konfirmoi kandidatin e Partisë Socialiste me një epërsi disa herë më të madhe krahasuar me 14 majin përballë kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha.

Nga 21 vota avantazh në 14 maj, kjo diferencë ka shkuar në rreth 1700 në favor të Memollës.

Pas procesit të numërimit, KQZ do të duhet të shpallë zyrtarisht fituesin e kësaj njësie vendore çka do të përmbyll zyrtarisht edhe procesin elektoral të vendoreve të 14 majit.

Memolla siguroi 6,658 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” mundi të siguronte 4,906 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë sot do të…