Thermo Check dhe WhatsApp bëhen pjesë e series Galaxy Watch

24 korrik 2023 | 14:06

Një sërë aplikacionesh të reja në seritë Galaxy Watch, do të sjellin përvoja më të përgjegjshme, të adaptueshme dhe shumëfunksionale për përdoruesit. Me aplikacionet Thermo Check dhe WhatsApp, përdoruesit do të kenë mundësinë të bëjnë më shumë veprime se më parë, direkt nga ora e tyre inteligjente.

Thermo Check : Falë veçorisë Skin Temperature API- përdoruesit mund të masin temperaturën e mjedisit përreth tyre, nëpërmjet teknologjisë së përparuar me infra të kuqe në pajisjet Galaxy Watch

Aplikacioni i ri Thermo Check i lejon përdoruesit të matin lehtësisht temperaturën e mjedisit që i rrethon, duke filluar nga vaktet që do të konsumojnë deri te uji në të cilin do të notojnë, të gjitha pa kërkuar asnjë kontakt fizik. Ky aplikacion do të jetë i disponueshëm fillimisht në pajisjet e ardhshme Galaxy Watch dhe më vonë do të zhvillohet në serinë Galaxy Watch5.

WhatsApp: Një zhvillim tjetër në orat inteligjente Wear OS është përdorimi i  aplikacionin WhatsApp, në Galaxy Watch5 dhe Galaxy Watch4. Aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit të zhvillojnë bisedat, t’u përgjigjen mesazheve me zë dhe madje t’u përgjigjen thirrjeve, të gjitha pa pasur nevojë, që të përdorin telefonat e tyre.

Nëpërmjet prezantimit të këtyre veçorive të reja, seria Samsung Galaxy Watch do të sjellin funksione më të gjithanshme, për një përdorshmëri më të efektshme. Për më shumë veçori për t’u zbuluar, bashkohuni në eventin në Galaxy Unpacked më 26 korrik në orën 13:00. Samsung vazhdon të ofrojë më shumë opsione në serinë e Galaxy Watch, për të maksimizuar përvojën e përdoruesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Shkëlzen Lushtaku ka vazhduar kontratën me Drenicën…