Rama ‘duartroket’ fitoren në Rrogozhinë: Skuadra jonë nxori mësimet e duhura nga gara e 14 majit

24 korrik 2023 | 14:08

Kandidati i PS Edison Memolla ka fituar për herë të dytë zgjedhjet në Rrogozhinë, ku u përsëritën pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Kryeministri Edi Rama ka duartrokitur fitoren ndërsa shkruan se skuadra e PS ka nxjerrë mësime nga gara e 14 majit, duke marrë më shumë vota.

“RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama.

Pas rispërsëritjes së zgjedhjeve ditën e djeshme, me numërimin e kutisë së fundit, rezultoi se fitues me rezultate të thella, ishte Edison Memolla. Ky i fundit ishte në garë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha. Këto zgjedhje ka pasur rreth 1100 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 majit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhia e shoqëruar me breshër të dielën ka shkaktuar dëme…