Kryeministri Kurti e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

24 korrik 2023 | 14:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se krahas Kurti e shtoi edhe një mëngjes të përbashkët edhe me këshilltarët e angazhuar në Qeveri nëpërmjet mbështetjes së ambasadës norvegjeze.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë të tij për kontributin e shtetit norvegjez dhe ritheksoi se Norvegjia është dhe mbetet partnere e rëndësishme me të cilën ndahen vlera, bindje dhe pikëpamje për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Në takim i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Kurti dhe Bislimi e falënderuan ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve, si dhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtim, duke i uruar atij suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Telenovela” Kylian Mbappe nuk ka fund. Gazeta franceze “L’Equipe” raporton…