Haradinaj: Do t’i mbrojë veteranët, por jo duke e shkatërruar shtetin

24 korrik 2023 | 14:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se do të angazhohet personalisht që të mbrojë veteranët.

Haradinaj pas takimit me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së ka pohuar se e gjithë kjo përkrahje ndaj tyre do të bëhen pa e shkatërruar shtetin.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka adresuar sërish kritika për Qeverinë, duke shtuar se ua ka ngulur thikën miqve dhe vlerave të luftës. Madje ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të bëhen bashkë në mbrojte të të drejtave të veteranëve duke iu referuar lënies jashtë nga Ligji për Pagën Minimale.

“Veteranët e çmojnë shtetin e duan Kosovën, nuk janë kundër i duan institucionet, por edhe institucionet duhet ta duan Kosovën. …nuk do të ishte mirë që veteranët ta mbrojnë vetë të drejtën e vet, institucionet, qeveria deputetët duhet t’i mbrojnë veteranët. Unë do ta mbrojë të drejtën e veteranëve, por jo duke e shkatërruar shtetin tonë”, ka thënë Haradinaj.

“Sot e kishim një takim ku mbizotëroj tema e veteranëve, padrejtësia që iu është bërë veteranëve dhe poashtu edhe qëndrimi i gjithë neve për qëndrimet që i kam cilësuar si thikë pas shpine të kësaj qeveria si aleanca me NATO-n dhe Amerikën dhe vlera e luftës tonë”. “Nga kjo tryezë i bëhet thirrje të gjithë që mos të vijë puna që veteranët që kanë rrezikuar jetën për neve ata vetë ta mbrojnë të drejtën e vet. Të ngrihemi të gjithë që t’i mbrojmë veteranët”, ka shtuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe është dënuar për mosbindje…