Kundërshtarët i mësojnë edhe Partizani, Tirana dhe Struga

24 korrik 2023 | 15:17

Ditën e sotme është hedhur shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League nga UEFA.

Nëse Partizani arrin të kualifikohet ndaj Atletik Eskaldes, atëherë kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me skuadrën e kualifikuar në ndeshjen Tre Penne kundër Valmeira.

Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse Tirana do të arrijë të kualifikohet ndaj Besiktas, atëherë bardheblutë do të ndeshen ndaj të kualifikuarit në ndeshjen Zeljeznicar dhe Neftçi PFK.

Ndërsa Struga e Maqedonisë, në rast kualifikimi do të përballet me The New Saints ose Swift Hesper.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri klubet e Kosovës, Ballkani, Drita dhe Dukagjini që ende…