![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/bekteshi-poshte.jpg)
Llapi ‘blindon’ mbrojtjen me Bekteshin
24 korrik 2023
| 15:37
Mbrojtësi Leotrim Bekteshi është futbollisti më i ri i skuadrës së Llapit. Ai është prezantuar të hënën, derisa ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me klubin që drejtohet nga Tahir Batatina.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi. Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi. Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t’i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Bekteshi skuadrës së re do t’i bashkohet menjëherë me ekipin në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht.