Në Podujevë mund të ketë zgjedhje të reja për asamble, Vetëvendosjes i mungojnë votat

24 korrik 2023 | 21:56

Prishja e koalicionit mes PDK-së e Vetëvendosjes në Komunën e Podujevës mund të rrezikoj që asambleja komunale të shkojë në zgjedhje. Testi i parë për pushtetin, do të jetë në muajin shtator.

Punët duket se i kishin mjaftë mirë, por një mesazh nga qendra ndryshoi edhe rrjedhën e bashkëqeverisjes ndërmjet Vetëvendosjes e PDK në Podujevë.

Nënkryetari i PDK-së, në Podujevë, Burim Januzi thotë deri në momentin kur kanë marrë njoftimin nga qendra se duhet të largohen nga koalicioni, bashkëpunimin e kishin mjaftë të mirë.

“Bashkëpunimi ka qenë shumë mirë. Ne kemi pasur dy drejtori këtu, por pas prishjes së koalicionit është dashur që të largohen”, ka thënë Januzi.

RTV Dukagjini, ka tentuar të marrë qëndrimin e zyrtarëve të degës së Vetëvendosje në këtë komunë, por këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin.

Shemsi Jashari, monitorues i punës së Kuvendit Komunal, tregon se cilat do të jenë vështirësitë e para për pushtetin në këtë komunë.

“Sfida e parë që e pret këtë legjislaturë lokale është miratimi i buxhetit pasi duhet të kryhet në shtator. Se si do të rrjedhin tutje por ajo që kemi parë deri tash është një marrëveshje me asamblist vet pa parti për të arritur miratimin e tij dhe mos të ketë ngërçe, mbetet mu pa se si do të gjejë zgjidhjen pushteti”.

Prishjen e koalicionit në Podujevë, erdhi si shkak i vendimi të dalë nga këshilli Drejtues i PDK-së, për shkëputje të raporteve me qeverinë dhe partinë në pushtet, shkaku i situatës në vend.

Muaj më parë, konkretisht në fund të muajit maj, ka marrë fund bashkëpunimi i Vetëvendosjes e PDK-së, edhe në Komunën e Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 25.07.2023 Punime të…