Sabitzeri prezantohet te Dortmundi  

25 korrik 2023 | 11:39

Borussia Dortmund ka bërë të ditur se e kanë transferuar Marcel Sabitzer nga Bayern Munchen. Lojtari 29-vjeçar ka nënshkruar me Milionerët deri në vitin 2027.

“Klubi i Bundesligës, Borussia Dortmund ka përforcuar mesfushën qendrore me lojtarin Marcel Sabitzer nga FC Bayern Munich”, thuhet fillimisht në deklaratën e Dortmundit.

“29-vjeçari, zv/kapiteni i kombëtares austriake, ka përfunduar sot kontrollin mjekësor në Dortmund dhe më pas ka nënshkruar kontratën që është e vlefshme deri më 30 qershor 2027”.

“Sabitzer do të udhëtojë me skuadrën e BVB-së, e cila u nis për në një ndeshje testuese në SHBA të hënën, të martën, ashtu si edhe drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Smajl Latifi ka bërë me dije se në cilësinë e…