Mbesin në arrest shtëpiak edhe për dy muaj sulmuesit e gazetarit Valon Syla

25 korrik 2023 | 12:03

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak, dy të pandehurve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Gashi ka thënë se masa e arrestit shtëpiak u është vazhduar deri më 12 shtator 2023.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve K.H, O.H dhe L.D, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurve K.H, O.K dhe L.D, ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj, prej datës 12.07.2023 deri me datë 12.09.2023”, ka thënë Gashi.

Më 11 prill, gazetari Valon Syla ishte sulmuar nga 3 persona, duke pësuar lëndime në kokë.

Të treve u ishte caktuar fillimisht nga një muaj paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se punonjësit e…