Vendosen dy flamuj të Kosovës në oborrin e Komunës në Mitrovicën e Veriut

25 korrik 2023 | 12:21

Dy flamuj të Kosovës janë vendosur sot në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut të udhëhequr nga Erden Atiq.

T7 raporton se vendosja e flamujve u bë para pak minutash.

Flamuj të Kosovës janë vendosur më herët edhe në Komunën e Leposaviqit, në Komunën e Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut.

Situata në veri mbetet e tensionuar që prej majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë atje u futën në objektet komunale me ndihmë të Policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Ferizaj, dje rreth orës 11:30 në…