Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet edhe më shumë

25 korrik 2023 | 15:19

Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet për t’u shndërruar në qendër ndërkombëtare për kampe trajnimi.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku përmes një postimi në “Twitter”.

Ai ka bërë të ditur se projekti për zgjerimin e saj tashmë është hartuar, kurse ndërtimi do të nis sapo të përfundoj procesi i shpronësimit.

“Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë po zgjerohet për t’u shndërruar në qendër ndërkombëtare për kampe trajnimi”, ka shkruar Çeku. Sipas Çekut, zhvillimi i turizmit sportiv sjellë reputacion për shtetin dhe qarkullim për ekonominë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sherri për vulën po prodhon serialin e dytë në Partinë…