Kusari-Lila: I kam përgatitur dy kallëzime penale për rastin e përgjimeve

25 korrik 2023 | 15:31

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është në përgatitje të dy kallëzimeve penale, një ndaj ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe një ndaj portalit “Nacionale” që publikoi incizimet e saj në një bisedë me Simiqin. Këto incizime, ajo i ka quajtur të jashtëligjshme.

“Kishim një debat mbi kërkesën e opozitës për të diskutuar mbi incizimet e jashtëligjshme edhe në krejt diskutimin çdo ditë pas publikimit jam deklaruar dhe nuk kam hezituar, qoftë ndaj gazetarëve, por edhe të opinionistëve. Pyetjet që kanë qenë janë më shumë të natyrës spekulative e që kanë për synim goditje politike”.

“Opozita natyrisht e ka mundësinë që ta thërrasë seancë të jashtëzakonshme. Nuk kanë qenë përgjime të organeve të drejtësisë, por incizime të jashtëligjshme. Kam përgatitur dy kallëzime penale, një për ish-deputetin Sllavko Simiq dhe një për portalin ‘Nacionale’”, ka thënë Kusari-Lila, transmeton EO.

Incizimet, ku Kusari-Lila bisedon me Simiqin, u publikuan disa javë më herët. Ato nxiten reagim në opinion, e sidomos nga opozita, e cila aludoi se VV-ja u koordinua me Listën Serbe për kalimin e disa ligjeve në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për, ka…