Krasniqi: Vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme dhe kredibile

25 korrik 2023 | 16:08

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP-ja dhe financuar nga USAID.

Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në prill 2023 paraqet gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike, duke përfshirë drejtësinë tranzicionale.

Krasniqi ka thënë se me ketë puls publik u dëshmua ajo të cilën e kanë thënë vazhdimisht dhe zëshëm kohëve të fundit.

“Qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të vendit dhe se kjo qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre. Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6% të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit. Ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2% janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre. Edhe një herë, kjo dëshmon për urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por, i cili nuk mund të bëhet pa ndërrimin e qeverisë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se rruga e rrezikshme në të cilën kjo qeveri e ka futur vendin nuk është problemi i vetëm për qytetarët tanë. “Papunësia, varfëria, inflacioni, çmimet e larta të produkteve esencial dhe shërbimet jodinjitoze shëndetësore janë renditur si pesë problemet më të mëdha sociale. 78% e qytetarëve mendojnë se punësimi në institucionet publike nuk bëhet në baza meritore. Kjo pakënaqësi qytetare, e dëshmuar edhe në pasoja reale për shtetin tonë, përmes masave dhe sanksioneve nga aleatët tanë, duhet të adresohet urgjentisht”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kjo mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do t’i sillnin vendit një qeveri të përgjegjshme dhe kredibile, e cila, përmes veprimeve të saj, do ta rikthente Kosovën në drejtimin e duhur politik – drejt integrimit të paalternativë euro-atlantik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë…