Kulla: Raportet Kosovë-Shqipëri janë të shkëlqyera, kurse Kurti-Rama kanë inate personale
Specialisti i sigurisë, Ilir Kulla ishte i ftuari i radhës në emisionin “20MIN” të kosovalive.net
Kulla në intervistë foli për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri dhe marrëdhëniet Kurti-Rama, shkruan kosovalive.net
Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera por jo edhe mes liderëve. Sipas Kullës, marrëdhëniet Kurti-Rama kanë agravuar dhe tashmë kanë inate personale.
“RAPORTET E VENDEVE KOSOVË-SHQIPËRI JANË TË SHKËLQYERA, TURIZMI PO ECËN, BIZNESET PO ECIN. KURSE KURTI-RAMA KANË INATE PERSONALE! PARA 10 VITEVE ATA E ADHURONIN NJËRI-TJETRIN”, tha ai ndër të tjera.
Specialisti i sigurisë po ashtu foli për situatën në veri dhe marrëdhëniet Kosovës me ndërkombëtarët.
Për më shumë, shikojeni intervistën e plotë: https://fb.watch/l-WxQ4c-Tw/?mibextid=2JQ9oc