Gjini: Kurti është shndërruar në Don Kishot, nëse po mundohet ta mbrojë Veriun nga aleatët

25 korrik 2023 | 20:51

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini thotë se politika e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti po e rrezikon sovranitetin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Gjini përmes një shkrimi në “Facebook” potencon se përmes mesazheve të fundit po tentohet të justifikohet prishja e marrëdhënieve me aleatët e vetëm të Kosovës, me efekte shkatërruese, që sipas tij çojn deri në prishje reale.

Gjini shton se Kurti duhet t’i tregojë popullit se nga kush po e mbron Veriun e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

PREJ KUJT PO E MBRON VERIUN DHE SI!?

Meqenëse ndarja e kosovës është opcion i pamundshëm, sepse SHBA e edhe BE janë pastër kundër një zgjidhjeje të tillë e jo pse e mbrojmë me luftë, përrallat e komentatorëve pro pushtet se ‘nuk mund të pajtohemi me humbjen e veriut’ është tentim lajthitje e popullit, deri në mëkat ndaj tij.

Përmes këtyre përrallave po tentojnë të krijojnë edhe armiq të paqenë, përderisa në të vërtetë mu politika e ndjekur nga Kurti është rreziku i vetëm për sovranitetin e Kosovës.

Ky narracion e mbjell ndjenjën antiperendimore tek një pjesë e popullit, sepse në mënyrë të tërthortë dhe të rrejshme e përqon mesazhin se perendimi po e kërkon ndarjen e Kosovës, ndërsa Kurti kinse po e mbronë.

Përmes këtyre mesazheve, po tentohet të justifikohet prishja e marrëdhënieve me aleatët e vetëm të Kosovës, me efekte shkatërruese, deri në prishje reale. Po kamuflohen edhe dështimet totale në qeverisje por për këtë një herë tjetër.

Pyetja që duhet të shtrohet tani është:

Prej kujt po e mbron veriun Kurti?

1. Nëse thotë se e mbron prej Serbisë, duhet ta kishte ditur deri tani se nuk mundet pa aleatët (lexo pa SHBA)

2. Nëse thotë se po e mbron prej aleatëve (tmerrësisht gabim) atëherë është shndërruar në Don Kishot. Nuk po di kundër kujt po lufton, po çpik armiq.

3. Nëse pretendon se po e mbron kundër të gjithëve, dmth kundër gjithë botës, (e që është absurd) atëherë i ka humbur të gjitha, edhe shtetin, edhe aleatët,…të gjitha. Por para së gjithash mendjen!!

Prej kujt po e mbron veriun Kurti?

Është mirë t’i tregojë popullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 63-vjeçare shkrimtari njëherësh dramaturgu shumëvjeçar, Haqif…