Spahiu: Veriu është territori i vetëm ku respektohet ligji, në jug po shkelet me të madhe

25 korrik 2023 | 08:58

Profesori Nexhmedin Spahiu duke komentuar fillimin e punës së policëve serbe ka thënë se ky është një sukses i shtetit dhe policisë së Kosovës që ka arritur të shtrijë rendin dhe ligjin në veri.

“Punësimi i policëve nga komunitetet pakicë e legjitimon pushtetin në veri të Kosovë”, ka thënë Spahiu.

Spahiu tutje tha se pjesa tjetër e Kosovës është më pak në funksion të ligjit dhe rendit sesa veriu.

“I vetmi territor i Kosovës ku respektohet rendi dhe ligji është veriu kurse në pjesën tjetër të Kosovës ligji po shkelet më të madhe”, ka thënë Spahiu në emisionin “Info10”

Ai ka përmendur Ligjin mbi Urbanizëm, Ligjin për Kontrollin e Duhanit, Ligjin për Simbolet, si ligje që nuk janë duke u zbatuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Milan Kundera Përktheu Edi Rama 1. Një ditë, Michel…