Sot Kosova nderon policët e rënë gjatë kryerjes së detyrës

26 korrik 2023 | 08:12

Policia e Kosovës, me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, sot do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës.

Po ashtu, me rastin e kësaj dite, në kampin Belvedere në Mitrovicë të Jugut, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi.

“Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë kryerje të detyrës si dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në këtë ditë do të bëhen homazhe të personaliteteve pranë lapidarit, te Drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë dhe do të mbahet ceremonia përkujtimore dhe zbulimi i pllakës te kampi Belvedere në Mitrovicë të Jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti e ka vazhduar talljen me kryeministrin e…