![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/Haki-Abazi.jpg)
Njerëzit nuk sakrifikojnë më për LV-në që pushteti të shtrihet te Kusari-Lila e te Armend Muja
Haki Abazi, deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë që gjëja e fundit në mendjen e kryeministrit Albin Kurti është shkuarja në zgjedhje në këto momente.
Ai në DPT te Fidani të T7 ka thënë se përkundër kësaj “Kurti ka paranoja që dikush e rrëzon”.
Rrjedhimisht, siç thotë ai, “përgatiten që të jenë të gatshëm për viktimizim”.
”Nuk e besoj, jam i bindur që gjëja e fundit në kokën e Kurtit është me shku në zgjedhje. Kjo nuk do të thotë se nuk e ka paranojën që dikush e rrëzon dhe duhet me qenë i gatshëm për viktimizim”, ka thënë ai.
Sipas tij, nuk ka garanci që Lëvizja Vetëvendosje mund t’i fitojë sërish mbi 50 % pasi, sipas tij, njerëzit më nuk sakrifikojnë për një forcë politike që pushtetin e shtrin te Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja.
Për këtë të fundit, tha se bëri gjest “servili” kur hyri në mes të turmës gjatë dhunës në Kuvend për ta mbrojtur kryeministrin, Albin Kurti.