Bien temperaturat maksimale, fryn erë

26 korrik 2023 | 08:29

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimalet mbeten kryesisht të larta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qëndruar për vizitë zyrtare…