99 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

26 korrik 2023 | 08:42

Azem Bejtë Galica lindi më 10 dhjetor 1889 dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 1924 nga plagët e marra në luftimet e përgjakshme për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.

Azem Bejta ishte luftëtar i shquar për çlirim e bashkim kombëtar, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912–1924.

Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane.

Pas shpalljes së pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet, Shotë Galicën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë punimeve për rikonstruksionin e shtëpisë së tij në vitet…