Haradinaj: Baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike

26 korrik 2023 | 10:15

Në 5-vjetorin e kalimit në përjetësi të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, kolosit shqiptar, Adem Demaçi, ka shkruar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk u ndal asnjëherë së angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat kishte kaluar tri dekada në burgjet famëkeqe serbe”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb.

“Mirënjohës përjetë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen pesë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i…