Zbulohet pishtari i Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’

26 korrik 2023 | 11:18

Është zbuluar dizajni i pishtarit të Lojërave Olimpike “Paris 2024’.

Komiteti organizativ ka njoftuar se do të prodhohet në çelik të ricikluar në fabrikat franceze të Arcelor Mittal, një nga sponsorët e Olimpiadës së Parisit.

Forma perfekte simetrike e bërë nga stilisti Mathieu Lehanneur u zbulua në një konferencë shtypi, një vit para hapjes së Lojërave Olimpike dhe do të prodhohen dy mijë kopje.

Pishtari me ngjyrë të artë dhe argjendtë dhe do të mbërrijë në Marseille nga Greqi më 8 maj 2024.

I konceptuar si një skulpturë, pishtari ka për qëllim të simbolizojë elegancën franceze si dhe ndarjen, paqen, kohezionin, vëllazërinë dhe transmetimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 5-vjetorit të…