Messi po shkëlqen te Inter Miami

26 korrik 2023 | 12:36

Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme eksperiencën e re amerikane.

Ylli argjentinas ishte protagonist edhe në ndeshjen e tij të dytë me Inter Miami CF.

36-vjecari dhuroi spektakël dhe i realizoi dy gola në fitoren 4:0 ndaj Atlanta United FC, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës, por atij nuk i mungoi as asistimi.

Messi me këtë rast arriti në kuotën e tre golave në dy ndeshje në futbollin amerikan. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” kishte realizuar gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në fitoren ndaj Cruz Azul në debutimin e tij në futbollin amerikan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka publikuar fotografinë e të…