Bulliqi bën homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

26 korrik 2023 | 12:46

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi në 5-vjetorin e shkuarjes në amshim.

“Jeta dhe veprimtaria e bacës Adem i dedikohet plotësisht çështjes kombëtare, duke punuar dhe sakrifikuar gjithmonë për vlerat sublime si liria, barazia dhe demokracia. Ne patëm fatin që si popull e si komb e patëm një vigan të tillë. Baca Adem do të kujtohet e nderohet gjithmonë ndër breza si një prej veprimtarëve më të devotshëm që njeh historia në kauzën kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka thënë Bulliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Industria e influencueseve prej disa kohësh po lulëzon dhe shumë…