Haradinaj: Sakrifica e Enverit në shërbim të vendit do të mbetet frymëzim ndër breza

26 korrik 2023 | 14:20

Sot janë bërë 12 vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberit.

Me ketë rast, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij.

“Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do të mbetet frymëzim ndër breza. Në ditën memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…