Rrahmani: Ishte një nder dhe krenari ta fitonim ‘Scudetton’

26 korrik 2023 | 14:52

Amir Rrahmani u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve përmes rrjeteve sociale të Napolit. Fillimisht, ai u pyet rreth rolit të qendërmbrojtësit. “Ke qenë gjithmonë mbrojtës? Po, që nga momenti kur kam nisur, kam luajtur si futbollist defanziv”.

“Numri 13? Në fillim e mbaja numrin 18, e më pas kur i mbusha 21 vjet e ndërrova skuadrën dhe vendosa ta merrja numrin 13 sepse të gjithë thoshin se ishte një numër që nuk sjell fat. Por, mua përkundrazi më ka sjell fat”. “Kur e ke kuptuar që e ke fituar ‘Scudetton’? Kur i kemi mposhtur bergamaskët në shtëpi. Ishte një nder dhe krenari ta fitonim atë, por nga ajo pikë tash kemi të gjithë më shumë përgjegjësi”. “Kundërshtari më i fortë me të cilin ke luajtur? Marcus Rashford”. “Loja më e bukur e kampionatit të shkuar? Sigurisht ajo 5:1 kundër Juventusit në Maradona”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës, Betim Gjoshi, ka…