Shefi i BE-së: Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme

26 korrik 2023 | 15:33

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar të mërkurën anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkaq shefi i BE-së në Kosovë në një postim në “Twitter” ka shkruar se në komision ka njoftuar se masat e BE-së janë të të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të depërshkallëzuar situatën në veri.

“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE-së e 3 qershorit”, ka shkruar Szunyog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, të mërkurën…