Kërcënimet ndaj policëve të Kosovës, Osmani: Kjo fushatë duhet ndalur

26 korrik 2023 | 15:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dhënë mbështetje policëve të rinj të cilët janë nën kërcënim pas marrjes së pozitës në veri të vendit.

“I dënoj kërcënimet ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e Serbisë dhe grupeve të saj kriminale”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

“Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët duhet të sillen para drejtësisë. Jemi me oficerët tanë policorë derisa ata shërbejnë me guxim për një Kosovë të sigurt për të gjithë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar…