Norwichin dhe Galatasarayn i ndajnë 3 milionë euro për Rashicën

26 korrik 2023 | 16:20

Galatasaray ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i Milot Rashicës.

Ylli kosovar shkëlqeu në edicionin e tij të parë në futbollin turk dhe kjo ka bërë që klubit nga Stambolli t’i rriten apetitet për ta mbajtur ish-anëtarin e Vushtrrisë, i cili ishte i huazuar nga Norwichi për një vit. Sipas medieve britanike, klubi nga Championshipi anglez i kërkon 10 milionë euro për Rashicën, kurse Galata është i gatshëm t’i ofrojë 7 milionë.

Pra, kërkesën dhe ofertën për momentin i ndajnë 3 milionë euro. Rashica ka kontratë me Norwichin deri në verën e vitit 2025.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari pas një periudhe të…