Novosella tregon se si Demaçi jetonte vetëm me 90 euro: Hashim Thaçi mori një vendim për t’ia rritur pensionin

26 korrik 2023 | 22:57

Adem Demaçi ka jetuar me 90 euro pension, deri në kohën kur Hashim Thaçi u bë kryeministër. Kështu deklaroi Selatin Novosella, bashkëpunëtor i heroit kombëtar, Demaçi, mbrëmë në emisionin e debatit të televizionit 7, Pressing.

“Me vendimin e Qeverisë, me propozimin e Kryeministrit, i ndahet pensioni kombëtar në vlerë sa ka Kryeministri. Kjo ka ndodh në kohën kur ishte Hashim Thaçi kryeministër. Dhe i thuhet se rritet paga mujore, sa herë rritet paga e kryeministrit. Ka pasë shoferin e vet dhe i rritet paga mirë”, tha Novosella, në Pressing.

“Trajtimi që iu ka bë prej të gjitha institucioneve, sido që të jetë, Adem Demaçi ishte dhe vazhdon të jetë i vetmi hero i gjallë.

Ana materiale nuk është shumëcka, përkundrazi. Adem Demaçi ka qenë tuj jetu me 90 euro. Unë e bana një kërkesë, të pleqnisë, sikur pleqtë e katunit, me qato ka jetu. Asnjë burim tjetër nuk ka pasë. Nuk ka mbetë keq se djalin e ka pasë doktor. Ai ka keq nuk ka qenë por të ardhura personale i ka pasë vetëm 90 euro.

Adem Demaçi e kritikonte PDK-në, por për Hashim Thaçin deklaronte: po s’po kemi bre ma të mirë. Për Adem Demaçin, çdokush që dilte nga logjika e kundërshtimit të bashkimit kombëtar, ai e kundërshtonte”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selatin Novosella, bashkëpunëtor i Adem Demaçit, ka treguar për dëshmitarët…