Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar qeveria Kurti

26 korrik 2023 | 23:22

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, ka thënë se për 45 ditë LDK-ja do t’i zgjidhte problemet që i ka krijuar kryeministri, Albin Kurti.

Kjo deklaratë nga Haziri erdhi pasi u pyet nëse LDK-ja mund të sjellë alternativë qeverisëse.

Sipas Hazirit, marrëveshjet me Serbinë të arritura gjatë qeverisë Kurti II janë më të dëmshmet.

“Në projeksionin e LDK-së, për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti. Plani ynë është publik dhe është në debat me grupet e interesit që duan të debatojnë me LDK-në. Këtë guri në qafë që na ka lënë ky kryeministër, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës. Marrëveshje më të keqe s’ka pasur”, ka deklaruar Haziri në Tëvë 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U16M është mposhtur nga Qipro në gjysmëfinale me rezultat…