![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/shoshi.jpg)
Deputetja e PDK-së takon gruan e Jakup Krasniqit
27 korrik 2023
| 13:08
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka takuar bashkëshorten e Jakup Krasniqit, Sevdijen.
Musliu-Shoshi ka shkruar në “Facebook” se zonja Krasniqi u sfidua shumë herë në jetë por nuk u dorëzua asnjëherë.
“Ditën e fillova me Sevdije Krasniqi e cila u sfidua shumë herë në jetë por nuk u dorëzua asnjëherë. Edhe sot, me krenari po e përballon gjyqin që padrejtësisht po i bëhet bashkëshortit të saj e çlirimtarit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Drejtësia do të triumfoj!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.