Remi: Ramush Haradinaj ngutet

27 korrik 2023 | 13:47

Epiteti i “turistit” në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka befasuar ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën.

Komandant “Remi” në një intervistë për Albanian Post thotë se ndryshe nga Haradinaj, të gjithë bashkëluftëtarët e tij dinë që ishte pjesëmarrës në luftë që nga dita e parë.

Ai mendon se të diskutohet për këtë temë “është absurditet”, teksa shprehet i bindur se kreu i AAK-së kësaj deklarate nuk i beson as vetë.

“Nuk dua të spekuloj se pse ai (Ramush Haradinaj) ngutet dhe bënë deklarata te cilat nuk i beson as ai vetë. Unë konsideroj që të diskutojmë në këtë temë është një absurditet, pjesëmarrja ime në luftën për çlirimin e Kosovës krahas UÇK, është pa diskutim pjesa më e rëndësishme e jetës time dhe nuk mund ta zhbëjë askush”, ka thënë Mustafa.

Mustafa që është jurist me profesion, ka folur edhe për mos përfshirjen veteranëve të UÇK-së në Ligjin për Pagën Minimale, teksa është shprehur i bindur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i jap epilog kësaj çështje.

“Nuk është as e ndershme, e as e drejtë që një luftëtari të vërtetë t’i nëpërkëmbët dinjiteti. Sapo të rregullohen evidencat, veteranët e vërtetë besoj do të kompensohen që nga dita kur ligji për pagën minimale do të ketë hyrë në fuqi”, u shpreh ai.

Po ashtu “Remi” për katër ditë me radhë ka dëshmuar këtë muaj në Gjykatën Speciale ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së për krime lufte.

Thotë se “dëshmova duke shpalosur vetëm të vërtetën”. “Ndonëse me profesion jam jurist, mund të nuhasë që gjithçka është sajim, trillim dhe në konkluzion kjo gjykatë do të mbyllet e turpëruar ngase nuk ka asnjë element dhe asnjë provë që ka të bëjë me akuzat e raportit të Senatorit Dick Marty mbi trafikimin e organeve apo krimeve të pretenduara që kinse ka bërë UÇK-ja”.

Mustafa bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin që udhëheqë bandat në Veri, Milan Radojiçiq, nuk e sheh “si tradhti kombëtare”.

“Zonja Kusari, por edhe kush do që zgjatë dorën e integrimit me të gjitha komunitetet duke përfshi edhe komunitetin serb, duhet përshëndetur e jo persekutuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ndau disa…