Hykmete Bajrami për LV-në: Nuk dinë apo dëshirojnë t’i kapin institucionet me çdo kusht

27 korrik 2023 | 13:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami për Ligjin e Ri për Zyrtarët Publikë ka thënë se edhe pse kjo parti e kishte dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje sërish e ka sjell në Kuvend Ligjin për plotësim ndryshim të Ligjit të vjetër që vazhdon të jetë në fuqi.

“Për të gjithë praktikantët që janë përfshirë në procesin e hartimit të këtij Ligji, a mund të përgjigjeni në dy pyetje: Çka ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese e shpallë kushtetues Ligjin për Zyrtar Publikë? Me cilin Ligj do të punoni pastaj?”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Postimi i plotë i saj:

Nuk dinë apo dëshirojnë t’i kapin institucionet me çdo kusht

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje me 40 nënshkrime ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme në ora 14:00, me dy pika, njëra prej të cilave është shqyrtimi i parë i Ligjit nr. 08/L-239 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L114 për zyrtarë publikë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 08/L-128.
Kjo shumicë me 22 dhjetor të vitit 2022 e kaluar në Kuvend Ligjin e Ri për Zyrtarë Publikë Ligji nr.08/L-197, të cilin LDK e ka dërgu në Gjykatë Kushtetuese.
Tani LVV/Qeveria duke qenë të vetëdijshëm që ai Ligj është antikushtetues dhe duke tentu që me çdo kusht t’i kapin institucionet kanë sjellë Ligj për plotësim ndryshim të Ligjit të vjetër që është në fuqi.
Për të gjithë praktikantët që janë përfshirë në procesin e hartimit të këtij Ligji, a mund të përgjigjeni në dy pyetje: Çka ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese e shpallë kushtetues Ligjin për Zyrtar Publikë? Me cilin Ligj do të punoni pastaj?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka ndarë rrugët me mesfushorin Kushtrim Shabani,…