Rama: Prishtina gjithmonë e më shumë po bëhet atraksion turistik

27 korrik 2023 | 15:02

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Prishtina gjithmonë e më shumë po bëhet atraksion turistik dhe qendër kulturore e festivaleve, ekspozitave dhe aktiviteteve të ndryshme.

“Sivjet 30% më shumë turistë kanë vizituar kryeqytetin në krahasim me vitin e kaluar, sipas Unionit të Turizmit të Kosovës, statistikë që e vërteton faktin se Prishtina jonë ka shumë për të ofruar. Restaurimi i Sahat Kullës, përfundimi i restaurimit të Xhamisë së Gurit (Çarshisë), arkitektura e veçantë e xhamive Jashar Pasha dhe Mehmet Fatih, Muzeu Etnologjik, historitë e tyre, e bëjnë rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ të duket një zonë vërtet atraktive për turistët”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e fitoi miqësoren ndaj Manchester United (2-0), kurse…