![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/TIFOZET-1.jpg)
Çeku: Serbia mobilizon tifozëri për mesazhe lufte
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar lidhur me verimin fundit të tifozëve serbë. Numëri një i sportit në Kosovë ka thënë se koreografia e organizuar në ndeshjen miqësore të futbollit të zhvilluar të mërkurën ndërmjet “Yllit të kuq” dhe Fiorentinës në Beograd, tregon qartazi për mendësinë e pandryshuar të Serbisë.
“Grupi i tifozerisë ‘Delije’ ka shfaqur një koreografi ku shihet një tank i madh me sfondin e flamurit serb dhe me shkrimin nën të ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’. Serbia edhe një herë tregoi që nuk e kursen as sportin si platformë për promovimin e politikës së saj luftënxitëse. Kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ftojmë për marrjen e masave të duhura ndëshkuese. Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, ka thënë ministri Çeku.