AGK-ja kundërshton kufizimin e hapësirës së punës për mediet në Kuvend

27 korrik 2023 | 15:58

Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se në seancën e së enjtes, janë ballafaquar me kufizim të dukshëm të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës.

Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve.

AGK-ja e ka kundërshtuar fuqishëm këtë vendim, që sipas saj, ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi.

“Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit. AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut. Si pasojë e këtij vendimi, gazetarët në fund të seancës së sotme janë larguar nga punimet e Kuvendit”, është theksuar në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç temperaturave shumë të larta, një shqetësim për të gjithë…