KPM-ja: Për ne, Klan Kosova është krejt në rregull

27 korrik 2023 | 21:37

Për Komisionin e Pavarur për Media, Klan Kosova është krejtësisht në rregull, kështu është thënë sot nga kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Në lidhje me këtë foli të enjten, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, i cili raportoi para deputetëve.

Aty Mehmeti i sqaroi dilemat për sa i përket adresës dhe operimit të Klanit në territorin e shtetit të Kosovës.

“Nuk mund të merr dikush lincensë për për të ofruar sherbim të kabllorit, televizionit apo radios e të mos e ketë një zyre qëndrore në Kosovë”, tha Mehmeti.

I pari i KPM-së shtoi se kur u bë ri-licencimi më 2019, televizioni ishte krejt në rregull për ta. E Mehmeti shtoi po ashtu se Klan Kosova nuk ka asnjë obligim financiar ndaj KPM-së.

“Ka një çertifikatë valide të lëshuar nga ARBK, si biznes, kreteri i dytë është pronari i ri ka nënshtetësi të Republikës së Kosovës. Në dorë e kam letërnjoftimin e zotëri Gojanit, poashtu kopjen e pasaportës, pra i ka plotësuar këto dy kritere”, tha ai.

Në mbledhjen e Komisionit për Media u tha se KPM-ja është në pritje të vendimit nga Komisioni i Ankesave në ARBK për çështjen e certifikatës së biznesit të televizionit, që pritet të bëhet i ditur nesër, me 28 korrik.

Ndërsa u shtua se KPM-ja ka juridiksion ta ndërpresë transmetimin vetëm kur përmbajtja e shfaqur cenon rregulloren, gjë që Klan Kosova nuk e ka bërë asnjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se shumica parlamentare…