Dukagjini pëson humbje ndaj Rijekës

27 korrik 2023 | 22:08

Dukagjini është ndalur nga Rijeka në Ligën e Konferencës.

Skuadra kosovare e pësoi humbjen e parë ndonjëherë në garat evropiane pasi u mposht me rezultat 0:1 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të kësaj gare.

Ekipi nga Rrafshi i Dukagjinit vinte nga dy fitore të regjistruara në rrethin e parë kualifikues ndaj Europa FC.

Por, skuadra e Armend Dallkut u tregua e pafuqishme përballë skuadrës së madhe kroate.

Mysafirët festuan në stadiumin “Fadil Vokrri”, në të cilin u rikthyen pas një kohe të gjatë, falë golit të bukur të shënuar nga Niko Jankovic në minutën e 30-të të lojës.

Skuadra klinase nuk ishte e aftë ta përmbyste rezultatin, ndërsa punët asaj ia vështirësoi edhe më shumë ndëshkimi me karton të kuq i Altin Merlakut në pjesën e dytë.

Dukagjini do ta luajë ndeshjen e kthimit javën tjetër në Kroaci pa ndihmën e trajnerit Armend Dallku, i cili u ndëshkua me karton të kuq në fund të lojës pas protestave ndaj gjyqtarit dhe pas kontestimit të vendimeve të tij.

Ndonëse skuadra kosovare ka shumë pak gjasa për ta përmbysur rezultatin në Rijekë, në futboll gjithçka është e mundshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një veturë…