Gjendet i vdekur në veturë 28-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se bëri vetëvrasje

27 korrik 2023 | 22:07

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një veturë mbrëmjen e sotme në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci bën të ditur për teve1.info se sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç.

Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi ai.

Borovci theksoi se aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Dritës, Diamantis Vavalis, është shprehur i lumtur me…