Kosova mundet nga Andorra, renditet e katërta

27 korrik 2023 | 22:11

Kosova është renditur e katërta në Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16.

Dardanët e rinj në sfidën për vendin e tretë janë mundur nga Andorra me rezultat 59:97 (15:32, 10:20, 18:22, 16:23).

Andorrasit e nisën ndeshjen më mirë dhe e fituan periudhën e parë 15:32 dhe të dytën 10:20 për të shkuar në pushim me rezultat 25:52. Kjo i mjaftoi për të ruajtur epërsinë dhe për të triumfuar në fund 59:97.

Drin Tafilaj shënoi 18 pikë e 13 kërcime, ndërsa Lis Binishi kontribuoi me 15 pikë dhe Erdin Abazxhik me dhjetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini është ndalur nga Rijeka në Ligën e Konferencës. Skuadra…