Punëtorët e larguar nga Aeroporti i Prishtinës i drejtohen Kushtetueses

27 korrik 2023 | 22:13

Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sot dorëzoj një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, përmes të cilës kërkohet shfuqizimi i vendimeve për mosvazhdimin e marrëdhënies së punës në Aeroport të anëtarëve të Sindikatës, që është bërë nga kompania punëdhënëse LIMAK, si masë ndëshkuese për pjesëmarrjen e punëtorëve të larguar në grevën e vitit 2019.

Kërkesa u dorëzua me autorizim nga kryetari i Sindikatës, i cili ishte i shoqëruar nga disa drejtues të Sindikatës.

Përmes kësaj kërkese kërkohet shfuqizimi i vendimeve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit, të cilat kanë përligjur të drejtën e Kompanisë koncesionare të Aeroportit, LIMAK, për të ndërmarrë masa ndëshkuese dhe vendime diskriminuese ndaj punëtorëve, vetëm për shkak të aktivitetit të tyre sindikal, përkatësisht pjesëmarrjes në grevë treditore ku është kërkuar përmirësimi i pozitës së punëtorëve të Aeroportit”, thuhet në njoftimin.

E drejta e organizmit sindikal garantohet me Kushtetute dhe me ligjet e Republikës së Kosovës, sikundër që ndalohet ndëshkimi i punëtorëve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në aktivitet sindikale, siç është greva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është renditur e katërta në Kampionatin Evropian, Divizioni C…